Lajme

IS ka marrë përgjegjësinë e dy sulmeve kamikaze në Bagdad


Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë e dy sulmeve kamikaze në Bagdad, ditën e enjte.

Si pasojë e këtyre sulmeve, gjetën vdekjen të paktën 32 veta dhe mbi 110 të plagosur.

Grupi militant islamist Sunni deklaroi që në shënjestër ishin myslimanët Shiitë, tha agjencia e lajmeve, Amaq.

Ky ishte sulmi kamikaz më i madh në këto 3 vite.

Kamikazët u hodhën në erë mes një turmë blerësish në një treg rrobash të përdorura.

Tregu ishte i mbushur me njerëz, pas gati një viti kufizimesh të vendosura për parandalimin e përhapjes së coronavirus-it.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme irakene, kamikazi i parë hyri në treg duke pretenduar se ishte i sëmurë. Në momentin që një turmë njerëzish u mblodhën rreth tij për ta ndihmuar, ai shpërtheu.

Ndërsa njerëzit më pas vërshuan rreth viktimave, sulmuesi i dytë shpërtheu bombën e tij, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë.

Pranimi nga grupi xhihadist, erdhi disa orë pas sulmit. Njoftimi ishte bërë nga llogaria e tyre në aplikacionin Telegram.

IS-i deri në 2017-ën kontrollonte 88 mijë kilometra katrorë territor nga Iraku lindor deri në Sirinë perëndimore. Gjithashtu kishte vendosur sundimin e saj brutal mbi pothuajse tetë milion njerëz.

Pavarësisht nga disfata e IS-it, në 2017, një raport i Kombeve të Bashkuara gushtin e kaluar, llogariti më shumë se 10 mijë luftëtarë të Shtetit Islamik mbetën aktivë në Irak dhe Siri.

Qelizat e tyre terroriste vazhdojnë të bëjnë një kryengritje të nivelit të ulët, duke vepruar kryesisht në zonat rurale.

Presidenti i Irakut, Barham Saleh, dënoi e sulmit të fundit, duke thënë se qeveria do të “qëndronte e vendosur kundër këtyre përpjekjeve keqdashëse për të destabilizuar vendin tonë”.

Papa Françesku, i cili planifikon të vizitojë Irakun në Mars, i dërgoi një mesazh presidentit iraken Saleh “duke shprehur keqardhje për këtë akt të pakuptimtë brutaliteti”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara gjithashtu shprehën keqardhje për sulmin.

Sulmi i vitit 2018 ndodhi vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Iraku po planifikon të tjera zgjedhje të përgjithshme më vonë këtë vit.

Qeveria njoftoi kohët e fundit se votimi i planifikuar do të rivendoset nga qershori  në tetor në mënyrë që t’u japë autoriteteve më shumë kohë për të regjistruar votuesit dhe partitë e reja./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore