Lajme

Irlandë e Veriut/ Boris Johnson paralajmërohet për ‘vakum të rrezikshëm politik’


Irlanda e Veriut është në një vakum të rrezikshëm politik dhe mund të “rrëzohet”. Kjo, nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk vepron shpejt, sipas një grupi ndër-partiak të ish-ministrave me përvojë të kabinetit.

Boris Johnson duhet të përqendrohet në përmirësimin e dëmit të Brexit për procesin e paqes, i tha grupi, kryeministrit në një letër të hapur të botuar të hënën e 26 prillit.

“Mësimi i 50 viteve të kaluara ose më shumë në Irlandën e Veriut është se nëse nuk ka lëvizje përpara, gjërat bien përmbys. Kjo është përgjegjësi e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të sigurojë që kjo të mos ndodhë sepse nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa një vakum politik”, shkruhet në letër.

Letra akuzon në heshtje Johnson dhe sekretarin e Irlandës së Veriut, Brandon Lewis, për rrezikimin e marrëveshjes së Premtes së Madhe të vitit 1998 përmes neglizhencës dhe pandershmërisë.

Letra është nënshkruar nga katër ish-sekretarë të Punës në Irlandën e Veriut: Peter Hain, Shaun Woodward, Peter Mandelson dhe Paul Murphy.

Ajo u nënshkrua gjithashtu nga Chris Patten, një ish-kryetar i partisë Konservatore që drejtoi një komision për policinë në Irlandën e Veriut, Sir Hugh Orde, një ish shef i policisë së Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut, Lord Robin Eames, një ish-primat i Kishës së Irlandës Des Browne, një ministër në qeveritë Tony Blair dhe Gordon Brown, dhe Patrick Cormack, një ish-deputet i Torit. Shtatë nga nëntë nënshkruesit ulen në Dhomën e Lordëve.

Në letër thuhej se shqetësimet e fundit në zonat kryesisht besnike reflektonin dështimin në Belfast dhe Whitehall për të mbështetur vrullin pozitiv politik, një kërkesë për paqe dhe stabilitet në rajon.

Në letër thuhej se vetëm një angazhim serioz dhe i vazhdueshëm mund të qetësonte zemërimin për kufirin tregtar të Detit Irlandez.

“Ekziston një ndjenjë e fortë brenda besnikëve dhe unionistëve se askush nuk i dëgjon ata dhe se askush në autoritetin e Whitehall nuk ka qenë i sinqertë me ta rreth pasojave të Brexit”. Hapi më i menjëhershëm është që qeveria, në nivelin më të lartë, të shihet se po interesohet”.

Në qoftë se politika nuk do jetë funksionale trazirat do të vazhdojnë. Kjo nënkupton krijimin e hapësirës për politikën lokale për të rimarrë iniciativën dhe rivendosjen e besimit të “dëmtuar rëndë” me qeverinë irlandeze.

Në një sondazh të votuesve të Irlandës së Veriut javën e kaluar, vetëm 5% e të anketuarve thanë se kishin besim te qeveria e MB-ve për të trajtuar interesat e Irlandës së Veriut në rregullimet pas Brexit.

Analistët thanë se pretendimi i kryeministrit për të “sandpanduar” protokollin e Irlandës së Veriut në formë ishte retorikë abrazive, jo udhëheqje.

Vizita e fundit e Johnson

Boris Johnson vizitoi Irlandën e Veriut mes tensioneve unioniste në 12 mars.

Johnson tha se ai ishte “gjithmonë i lumtur për të takuar të gjitha palët”.

Ministrja e parë Arlene Foster e nxiti atë të hiqte dorë nga ato që ajo i quajti si marrëveshje “të patolerueshme” pas Brexit të njohura si Protokolli i Irlandës së Veriut.

Kjo hyri në fuqi nga janari si pjesë e marrëveshjes së Brexit dhe do të thotë që Irlanda e Veriut mbetet në tregun e vetëm të BE-së për mallra. Ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar është larguar, kështu që kërkohen kontrolle për disa mallra që kalojnë Detin Irlandez.

Kryetarja e Partisë Unioniste Demokratike (DUP) Foster u shpreh se protokolli ishte i parealizueshëm, nuk kishte mbështetjen e asnjë partie unioniste dhe krijoi ndarje shoqërore dhe dëm ekonomik në vend. Në vend që të mbronte Marrëveshjen e Belfastit që i dha fund problemeve të Irlandës së Veriut.

Përshtatur nga The Guardian për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore