Muzikë

Irlandë: Dyqani më i vjetër i muzikës mbyllet pas 150 vitesh


“Charlie Byrne” mendohet të jetë dyqani më i vjetër i instrumenteve muzikore në pronësi të familjes Byrne në Irlandë. Për fat të keq “dyqani më i vjetër i muzikës” mbylli dyert të shtunën e 23 tetorit pas 150 vitesh.

Pronarja 89-vjeçare Maria Byrne ka administruar dyqanin “Charlie Byrne”, që ndodhet në rrugën Stephen në Dublin, së bashku me bashkëshortin e saj 90-vjeçar, Charlie, për gati 60 vjet.

Vajza e tyre Geraldina hyri për të ndihmuar në drejtimin e dyqanit 30 vite më parë.

Zonja Byrne ruan kujtimet e të gjitha bisedave të lumtura që ka pasur me klientët gjatë viteve.

Shumë klientë të rregullt erdhën për të dhënë lamtumirën në ditët e fundit “dhe për të thënë se sa keq u vinte që po mbyllemi”, vuri në dukje ajo.

Zonja Byrne u prek veçanërisht të shtunën e kaluar kur erdhi një zotëri i moshuar dhe kujtoi se kishte blerë instrumentin e tij të parë në dyqan.

Ajo është krenare që ata kanë arritur ta mbajnë biznesin në pronësi të familjes qëkurse Charlie Byrne hapi biznesin në vitin 1870.

Ata vendosën ta mbyllnin biznesin nga përkeqësimi i shëndetit të bashkëshortit të saj.

Zonja Byrne tha se ditën e parë të mbylljes së shitjes së tyre ata kishin radhë në rrugë me muzikantë që luanin instrumente dhe krijonin një atmosferë festive në rrugë.

Byrne dhe Charlie u martuan në vitin 1963 dhe punuan së bashku derisa erdhi pandemia e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore