Tokyo 2020

Irie bën histori në boks për japonezët


Irie Sena është japonezja e parë që fiton medalje për Japoninë në boks, dhe është e artë.

Japonezja arriti fitoren në peshat e lehta, për kategorinë 57 deri në 60 kg.

Ajo ka dal triumfuese përballë Nesthy Petecio-s nga Filipinet.

Sena fitoi me rezultat 5-0, pas një vendimi të padiskutueshëm nga gjyqtarët e takimit.

Medalja e argjendtë shkoi për Petecio-n.

Kurse, dy medaljet e bronzta, shkuan për Karriss Artingstall të Britanisë së Madhe dhe Irma Testa të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore