Lajme

Irani synon pasurimin e uraniumit me centrifuga më të avancuara


Irani njoftoi më 10 prill vendosjen e disa centrifugave të reja më të modernizuara. Falë këtyre centrifugave iraniumi do të pasurohet më shpejt. Megjithatë, Republika Islamike nuk mund të përdorë këtë lloj teknologjie që nga viti 2015, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes bërthamore të Vjenës mbi programin bërthamor të Iranit.

Ky fakt bëhet i ditur, ndërkohë që po zhvillohen diskutimet në Vjenë midis Republikës Islamike dhe shteteve që nëshkruan marrëveshjen në vitin 2015 (Gjermania, Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia) mbi mënyrën e riintegrimit të Shteteve të Bashkuara (SHBA) në këtë pakt.

Sjellim në vëmendje se më 6 prill, Komisioni i Përbashkët i vendeve nënshkruese: Irani, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar (MB), Kina, Rusia dhe Bashkimi Evropian (BE), zhvilluan një takim. Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk ishin prezente, duke qenë se nuk janë më pjesë e vendeve nënshkruese në vitin 2018.

Dy grupe ekspertësh kanë për detyrë të vazhdojnë diskutimet, duke caktuar dhe një udhërrëfyes deri më 9 prill. Kjo datë përkon me një takim të ri të komitetit.

Udhërrëfyesit pritet që të rishikojnë, nga njëra anë, heqjen e sanksioneve të SHBA-së dhe, nga ana tjetër, kthimin e programit bërthamor të Iranit në konformitet pas dy vitesh shkeljesh të njëpasnjëshme.

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar (MB) luajnë një rol ndërmjetësues midis SHBA-së dhe Iranit. Vendet ndërmjetësuese kanë për qëllim që të shtyjnë secilën palë të bien dakord me njëri-tjetrin drejtpërsëdrejti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore