Bota

Irani në alarm, fluturimi turk ndërron vendmbërritje


Disa sirena me kohëzgjatje rreth 15 minuta janë dëgjuar gjatë natës në gjithë Iranin, duke alarmuar qytetarët. Sipas raportimeve, një avion turk i pa autorizuar, është futur në territorin ajror të Teheranit.

Video të shumta u shpërndanë në media sociale, ku dëgjohej alarmi. Këto lloj alarmesh, jepen zakonisht kur ka një sulm ajror armik, për të paralajmëruar qytetarët.

Pavarësisht se alarmi dhe fluturimi i avionit turk ndodhën thuajse në të njëjtin çast, autoritetet iraniane bëjnë me dije se ngjarjet nuk janë të lidhura njëra me tjetrën. Ka pasur realisht një fluturim turk që ndryshoi vendmbërritjen. Gjithsesi, mendohet se arsyeja e vërtetë, kanë qenë kushtet e vështira atmosferike. Për këtë arsye, është menduar që avioni të ulet në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Përsa i përket sirenave të alarmit ndërkohë, besohet se ka qenë një defekt i ndodhur që i filloi. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka pasur një rrjedhje në qark, duke e shkaktuar atë.

Nga organizata të ndryshme në Teheran, ka deklarata se nuk ka asnjë problem të shfaqur. “Nuk ka asnjë problem sigurie kombëtare”, sigurohet nga agjencitë.

Një ditë më parë, Turqia dhe Irani konfirmuan marrëdhëniet e tyre miqësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore