Boterori 2022

Irani fiton në frymën e fundit kundër Uellsit


Foto: Richard Heathcote/Getty Images

Ndeshja e parë e xhiros së dytë në Grupin B, mes Uellsit dhe Iranit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Dueli ishte i baraspeshuar, ku Uellsi mbajtën topin pjesën më të madhe të ndeshjes, por Irani kishin më shumë mundësi shënimi.

Në pjesën e parë, në minutën e 16-të, Irani arriti të shënojë me anë të Ali Gholizadeh, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Irani patën një mundësi shumë të mirë, e cila goditi shtyllën e portës uellsiane.

Në minutën e 86-të, portieri, Wayne Hennessey, la Uellsin me 10 lojtarë në fushë, pasi u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër.

Por, kur mendohej se gjithçka përfundoi, në minutën e nëntë të shtesës, mbrojtësi Iranian, Roozbeh Cheshmi, shënoi dhe i dha fitoren kombëtares së tij.

Më pas, në minutën e 11-të të shtesës, Irani shënuan përsëri për të dyfishuar epërsinë, por këtë herë golashënues ishte Ramin Rezaeian

Kujtojmë, se Irani radhiten në pozitën e dytë me 3 pikë në Grupin B, ndërsa Uellsi janë në vendin e fundit me një pikë.

Në ora 20:00, do të luhet edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Anglisë dhe SHBA-ve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore