Lajme

Irani fajëson minimin e Bitcoin-it për smogun dhe ndërprerjet e energjisë elektrike


Autoritetet iraniane kanë fajësuar minierat e paligjshme të kriptomonedhave për ndërprerjet e energjisë elektrike dhe smogun në qytetet kryesore.

Presidenti Hassan Rouhani ka urdhëruar mbylljen e aktiviteteve të paautorizuara të minimit të kriptomonedhave.

Në javët e fundit, ndotja e ajrit në Teheran dhe zona të tjera ka arritur nivele të larta. Banorët kanë raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike në këto zona.

Irani njihet si një nga shtetet ku procesi i minimit të kriptomonedhave është shumë i përhapur.

Procesi konsumon sasi të mëdha të energjisë elektrike. Minimi është me përfitim ekonomik kur energjia elektrike nuk është e kushtueshme.

Në gusht të vitit 2019, Irani miratoi një ligj rregullator për kriptomonedhat. Ligji u miratua me synimin për të zbutur efektet e sanksioneve të SHBA-së.

Ligji caktoi 600 MWh (Megavat/orë) si sasi energjie të subvencionuar nga shteti për t’u përdorur për minierat e kriptomonedhave.

Autoritetet, kohët e fundit mbyllën përkohësisht një aktivitet të licencuar kinezo-iranian. Mbyllja erdhi pasi u raportua se aktiviteti kishte konsumuar 175 MWh energji elektrike.

Sipas raporteve zyrtare, 1 mijë e 620 aktivitete të paligjshme të kriptomonedhave janë mbyllur, pas konsumimit të 250 MWh energjie elektrike./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore