Lajme

Irani bllokon aplikacionin Signal


Qeveria Iraniane ka  bllokuar aplikacionin Signal. Iranianët filluan të përdorin platformën e mesazheve Signal, pas shqetësimeve lidhur me  privatësinë e WhatsApp-it.

Më 25 janar, përdoruesit me bazë në Iran raportuan disa probleme në përdorimin e  Signal-it. Ky aplikacion është zgjedhur si një mënyrë e sigurt komunikimi.

Pas politikave të reja të privatësisë së WhatsApp-it në fillim të muajit pati shumë kritika për mbledhjen e të dhënave nga aplikacioni.

Në një Tweet, Signal-i  tha është “duke punuar rreth censurës së Iranit”. Përpara se të bllokohej Signal-i u bë aplikacioni më i përdorur më i shkarkuar në Iran.

Më 14 janar, Signal-i u hoq  nga Cafe Bazaar.  Cafe Bazaar-i  është  versioni i Google Play  në Iran.

Aplikacioni u etiketua nga një komitet filtrues. Ky komitet kishte për detyrë të identifikonte “përmbajtjen kriminale”. Ky hetim u drejtua nga prokurori i përgjithshëm i Iranit.

Sidoqoftë, gjyqësori u përpoq të distancohej  bllokimi i aplikacionit.

Kjo nuk është hera e parë që Sinjali po shënjestrohet nga autoritetet iraniane.

Aplikacioni  është bllokuar më parë në mënyrë sporadike midis 2016-ës dhe 2017-ës.

Signal-i është pjesë e numrit të madh të aplikacioneve të bllokuara nga autoritetet iraniane, duke përfshirë Telegram-in, Twitter-in, Facebook-un dhe YouTube-in./AlbanianPost.com 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore