Aplikacione

Iran, mashtrimi kibernetik i aplikacioneve


Sipas kompanisë së sigurisë kibernetike, Check Point, dy operacionet e vëzhgimit të hapësirës kibernetike të drejtuara nga Irani kanë në fokus më shumë se një mijë desidentë të cilët mashtrohen nga aplikacione me imazhe tw shtetit islamik.

Agjensia e lajmeve, BBC, bën me dije se Check Point ka deklaruar se operacioni është drejtuar kundër individëve në Iran, por edhe në 12 vende të tjera në të cilat përfshihet Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuaea të Amerikës.

Sipas kompaisë, të dy grupet e përfshira po përdornin teknika të reja për të instaluar spyëare në kompjuterat personal dhe pajisjet telefonike te të synuarit e tyre. Kjo teknikë po përdorej për të vjedhur regjistrimet e thirrjeve dhe material të tjera të gjendura te pajisjet.

BBC shkruan se një prej grupeve i njohur si Domestic Kitten ose APT-50,është akuzuar se mashtronte njerëzit duke i shtyrë të shkarkonin në pajisjet e tyre softëare me qëllim të paramenduar nëpërmjet një sërë metodash duke përfshirë ofrimin e aplikacioneve me imazhe të shtetit islamik, apikacione të rreme të sigurisë së telefonit apo aplikacione të tjera që maskojnë shkarkimin e softëare-vë pas instalimit të tyre në telefon.

Kompania amerikano-izraelite ka njoftuar se janë dokumentuar 1 mijë e 200 viktima të shënjestruar nga grupet të cilat janë të shpërndarë në shtatë vende të ndryshme dhe kanë arritur të kryejnë afro 600 “infektime” të sukseshme te telefonat dhe kompjuterat personal të të synuarëve.

Për sa i përket grupit të dytë, i cili njihet si Infy ose Prince of Persia, BBC shkruan se mendohet të ketë spiunuar telefonat dhe kompjuterat personal të desidentëve në 12 vende të ndryshme duke nxjerrë të dhëna “të ndjeshme” pasi ka mashtruar njerëzit duke hapur dokumentet e bashkangjitura në email-et e tyre.

Mirëpo, qeveria iraniane ende nuk ka thënë gjë lidhur me raportin e kompanisë së sigurisë kibernetike.

Spyware-ët janë software të dëmshëm që synojnë të marrin informacione rreth një personi ose organizate dhe më pas t’ja dërgojnë informacionet e shtgrumbulluara një subjekti tjetër duke dëmtuar përdoruesin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore