Lajme

Irak/ Goditet me 10 raketa baza amerikane


Të paktën 10 raketa kanë goditur bazën amerikane në Irakun Perëndimor, ku strehoheshin trupat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Sulmi ndaj bazës së Ain al-Asad në provincën e Anbar-it ndodhi rreth orës 7.20 të mëngjesit. Ky fakt u bë i ditur nga koloneli Wayne Marotto, pjesë e bazës.

Sipas autoriteteve ushtarake në Iran, sulmi nuk ka shkaktuar dëme të mëdha. Është lokalizuar gjithashtu baza nga ku janë lëshuar raketat. Ato ndodheshin në provincën al-Baghdadi të Anbar-it.

Ky sulm vjen pas atij që SHBA-ja ndërmori ndaj grupit të armatosur pro-Iranian, në kufirin Irak-Siri. Ky sulm ndodhi javën e shkuar. Nga raportimet, 17 persona mbetën të vrarë si pasojë e bombardimeve amerikane.

Baza amerikane e sulmuar ndërkohë, është e njëjta me atë të sulmuar vitin e kaluar, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Qassim Soleimani.

Tashmë ekziston një frikë edhe për vizitën që Papa Francesco do të zhvillojë në Irak, të premten e 5 marsit. Vizita e Papës do të përfshijë Baghdadin, Irakun jugor dhe qytetin verior të Irbil-it. Prononcime nga Vatikani mbi një influencë potenciale të këtij sulmi ndaj vizitës së Papës nuk ka.

Ndërkohë janë ndërmarrë hetime nga autoritetet irakiane mbi sulmin ndaj bazës amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore