Pajisje

iPhone 13 sjellë me vete “Always On” një ekran gjithmonë të kyçur


YouTubers të mirënjohur tashmë po garojnë se kush do të zbulojë më shumë detaje rreth iPhone 13.

Edhe pse është ende herët për detaje, spekulohet se modeli i ri i kompanisë Apple mund të ketë një ekran gjithmonë të ndezur. Ekrani efikas 120Hz LPTO do të imitojë atë të Apple watch 5.

Në 2019-ën Apple prezantoi ekranin “Always On” një ekran gjithmonë të kyçur për Apple watch 5 kjo është hera e parë që Apple sjell këtë teknologji për smartfon.

Ekranet AMOLED (Active Matrix Organic Light Emitting Diodes) mund të reduktojnë impaktin në bateri duke aktivizuar vetëm pikselët e nevojshëm për të treguar informacionin.

Të gjitha këto për momentin janë vetëm thashetheme, sepse zyrtare nuk ka ende asgjë nga kompania Apple.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore