Pajisje

iPad Pro i ri me ekran LED


Pritet që në muajin mars Apple do të hedhi në treg modelin e ri iPad Pro të vitit 2021 i cili do të ketë një ekran mini LED.

Sipas faqes japoneze, Macotakara, e cila është e përqëndruar te Apple, do të dalin dy modele të iPad-ëve Pro 2021, 11 inç dhe 12.9 inç. Faqja bën me dije se nga informacionet e siguruara, vetëm versioni 12.9 inç do të jetë me ekranin mini LED.

Macotakara ka shtuar se një ndryshim ka pësuar edhe vendi i altoparlantëve, pasi në modelet e ardhshme numri i tyre është zvogëluar me dy të tretat.

Megjithatë, dizajni i përgjithshëm do të ngelet i ngjashëm me pararendësin iPad Pro të vitit 2020.

“Mini LED është një lloj i ndriçimit të pasëm i cili mund të përmirësojë raportin e kontrastit dhe riprodhimin e ngjyrave të një ekrani LCD”, sqaron agjensia e të rejave teknologjike, TR./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore