Sport

Inzaghi: Kemi nevojë edhe për një shtytje tjetër për ta realizuar ëndrrën


Simone Inzaghi përshëndet një paraqitje të “jashtëzakonshme në pjesën e parë” nga ekipi i tij, Interi, për ta mposhtur Milanin me rezultat 2:0, por paralajmëron se ata kanë nevojë për “një shtytje më shumë për të realizuar këtë ëndërr” për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Nuk mund të ishte një fillim më i mirë për zikaltrit në këtë Derby Evropian della Madonnina, pasi Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan shënuan në 11 minutat e para.

Dukej sikur ata do të vazhdonin të shënonin më shumë, veçanërisht kur Lautaro Martinez mori një penallti, e cila u anulua pas rishikimit të aksionit nga sistemi VAR.

“Jam shumë i kënaqur, pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, ne vërtet mund të kishim shënuar më shumë se dy gola”, tha Inzaghi për “Amazon Prime Italia”.

“Ishte një lojë e mrekullueshme, ne kemi kaluar tashmë nëpër disa raunde, kështu që ne e dimë se është vetëm pjesa e parë. Ne do t’i kemi tifozët tanë pas vetes në ndeshjen e dytë dhe e dimë se ka ende një shtysë tjetër për ta bërë realitet këtë ëndërr”, shtoi Inzaghi.

“Djemtë mbuluan çdo cep të fushës, ata ndihmuan njëri-tjetrin dhe ne e dimë se puna nuk ka përfunduar ende”, shtoi trajneri zikaltër.

Rregulli i golave ​​si mysafirë nuk zbatohet më, kështu që fitorja 2:0 me Milanin si ekip “vendas” nuk është një rezultat dominues sa do të kishte qenë në vitet e mëparshme.

“Për 72 orë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në Serie A kundër Sassuolos. Këto lojëra marrin shumë nga ju, kështu që është e qartë se ne duhet të vlerësojmë disa lojtarë që nuk janë 100 për qind në formë”, tha mes tjerash Simone Inzaghi.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Milanit dhe Interit do të zhvillohet të martën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore