Sport

Inzaghi: Jam shumë i kënaqur me Asllanin


Do të luhet vetëm java e tretë e kampionatit dhe Inter-in menjëherë e pret një ndeshje e vështirë, ku do të përballet në udhëtim me Lazio-n

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi foli në konferencën e zakonshme para ndeshjes me bardhekaltërit ndërsa u ndal edhe te Kristjan Asllani.

Tekniku 46-vjeçar shpjegoi pozicionin e mesfushorit të kombëtares kuqezi në fushë teksa theksoi se 20-vjeçari është marrë me idenë për të ndihmuar gjatë sezonit Brozovic.

“Asllani është një djalosh që po punon shumë mirë dhe është normale që ka shumë pritshmëri për të. Unë jam i kënaqur deri në këtë moment me paraqitjet e tij”, tha Inzaghi.

“Ne e kemi transferuar për të ndihmuar Brozovic gjatë sezonit, por tani nuk kemi Mkhitaryan dhe në këtë formë mund të luajë edhe paksa në krah të mesfushës duke dalë nga qendra. Megjithatë, unë e shoh perfekt në rolin para mbrojtjes”, u shpreh mes tjerash Inzaghi.

Kujtojmë që Asllani u transferua gjatë kësaj vere te nënkampionët e Italisë fillimisht si huazim për 4 milionë euro, pastaj në rast se blihet nga zikaltrit, duhet të paguajnë edhe 10 milionë të tjera në arkat e Empoli-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore