Pajisje

Investimi i Microsoft-it në Malajzi


Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin, ka njoftuar se kompania teknologjike, Microsoft, do të investojë në Malajzi një miliardë dollarë përgjatë pesë viteve të ardhshme si pjesë e programit të ri të partneriteteve me agjencitë qeveritare dhe kompanitë lokale.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se investimi i kompanisë amerikane në Malajzi vjen pasi në muajin shkurt vendi dha miratime me kusht për Microsoft-in, Google-in, Amazon-in dhe firmën shtetërore të telekomunikacionit në Malajzi, Telekom.

Kjo për të ndihmuar në ndërtimin dhe menaxhimin e qendrave të shkallës së lartë të të të dhënave dhe gjithashtu për të ofruar shërbime cloud.

Investimi i Microsoft-it vjen edhe pas një rënie të madhe me 68% të investimeve të huaja direkte gjatë vitit të kaluar çka shënoi dhe rënien më të madhe në Azinë Juglindore.

Prandaj dhe kohët e fundit, ministria e financave ka deklaruar se Malajzia po siguronte veten si një destinacion investimi duke gjetur stimuj për të ndihmuar në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja direkte.

Sipas ministrisë, investimet nga ofruesit e shërbime cloud do të arrijnë nga 2.91 miliardë dollarë deri në 3.64 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Për sa i përket Microsoft-it, kompania do të krijojë në Malajzi rajonin e saj të parë të të dhënave, i cili do të përbëhet nga qendra të shumta të të dhënave për të menaxhuar të dhënat që do të vijnë nga vende të ndryshme.

Pjesë e programit është edhe ndihmesa që do të japë Microsoft-i për afro një milion malajzezë në marrjen e aftësive digjitale deri në fund të vitit 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore