Kosova

Investimet në ushtri – Kosova e fundit në rajon, Shqipëria e dyta


Ilustrim: Uniforma e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Bazuar në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Hulumtime Paqësore, Kosova renditet e fundit në rajon sa i përket investimeve që shtetet kanë pasur në ushtritë e tyre respektive gjatë vitit 2020.

Raporti në fjalë bënë matjen e investimeve të çdo shteti në ushtrinë e vet, ku Kosova ka arritur të investojë 65 milionë euro në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa vendin e parë për investime në forcat e armatosura për rajonin e Ballkanit Perëndimor, e zë Serbia me 920 milionë euro të investuara, Serbin e ndjek Shqipëria me 182 milionë, pastaj është Bosnjë-Hercegovina me 138 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 130 milionë dhe Mali i Zi me 84 milionë.

Sipas të dhënave të institutit në fjalë, top tri investuesit botëror sa i përket ushtrive të tyre respektive janë SHBA-të, Kina dhe India.

SHBA në krahasim me të tjerët është dukshëm investuesi më i madh me plot 638 miliardë euro.

Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtime Paqësore me bazë në Suedi është një institut i pavarur ndërkombëtar i dedikuar për kërkime shkencore sa i përket konflikteve, armatimeve, kontrollimin e armëve dhe çarmatimin.

Instituti u krijua nga Parlamenti Suedez dhe merr një pjesë të konsiderueshme të financimit të tij në formën e një granti vjetor nga Qeveria Suedeze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore