Investimet e huaja në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme ranë në tremujorin e parë 2023

Banka Qendrore e Shqipërisë raportoi se sasia e investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme të vendit, u ul në tremujorin e parë të 2023.
Shifra ra për herë të parë në dy vitet e fundit.
Statistikat e bilancit të pagesave tregojnë se investimet e huaja direkte (IHD) në pasuri të paluajtshme arritën në 49 milionë euro.
Kjo është 25% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rezultati ishte gjithashtu më i ulëti që nga fillimi i vitit 2021, pas të cilit përmasat e investimeve të huaja në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, duke e bërë sektorin përkatës një nga nxitësit e IHD-ve.
Siç vërejnë sekserët vendas, të huajt blinin kryesisht vila dhe apartamente në zonat bregdetare.
Në përgjithësi, flukset e IHD-ve në tremujorin e parë të vitit 2023 arritën në 308 milionë euro.
Investimet në pasuri të paluajtshme përbënin pothuajse 16% të totalit. Sektori renditet i treti për sa i përket peshës ndaj totalit të investimeve të huaja pas aktiviteteve minerare dhe financiare.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, sektori i pasurive të paluajtshme përbënte pothuajse 22% të totalit të IHD-ve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia bllokon rrugën e urës së Shkozës, shkak çarja e një tubi gazi në karburant
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
Raporti i ESET-it konfirmon identitetin e hakerëve iranianë që shënjestruan Shqipërinë
Lajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike