Një grup kaseta intervistash të padëgjuara më parë që përfshijnë intervista të John Lennon duke folur për këngët e tij të preferuara të “Beatles” do të shiten së shpejti në një ankand.
Gazetari kanadez Ken Zeilig regjistroi 91 minutat e intervistës me yllin dhe këngëtaren japoneze, njëherësh gruan e tij, Yoko Ono, në tre raste të veçanta gjatë vitit 1969 dhe fillimit të vitit 1970.
Besohet se vetëm pesë minuta nga e gjithë intervista janë transmetuar, në fund të viteve 1980.
Brenda incizimeve, Lennon gjithashtu flet për ndikimet e tij muzikore, të ardhmen e “Beatles” dhe mënyrën sesi gruaja e tij ia ndryshoi jetën.
Ai tha se ai mendonte se grupi kishte “një efekt pozitiv” tek të rinjtë e viteve 1960, ndërsa gjithashtu kujton një kujtim të Krishtlindjeve në të cilin ai mori një çorape dhe gjeti një dhuratë interesante brenda saj.
“Ky ishte një nga momentet më të mëdha të jetës, kur mora harmonikën time të parë”, tha ai.
12 kasetat speciale përmbajnë intervista të redaktuara dhe të pa redaktuara, muzikë të “Beatles” dhe transkriptime të hollësishme.
Kasetat në fjalë u gjetën së fundmi nga familja e gazetarit, Zeilig, i cili vdiq tre dekada më herët, në vitin 1990.
Një pjesë e vogël e regjistrimeve u transmetua në një radio në Amerikë përmes kasetave të humbura të Lennon, të transmetuara në fund të viteve 1980, por pjesa tjetër mendohet të jetë e padëgjuar më parë.
Paul Fairweather, drejtor i ankandit në Omega Auctions, tha se kasetat “i shtojnë madhështi historisë së John Lennon”, duke i përshkruar ato si “të paçmueshme”.
Ai tha se fansat e “Beatles” do të ishin “të mahnitur kur do të dëgjonin tema të ndryshme për të cilat folën, gjëra për të cilat ai ndoshta nuk është dëgjuar kurrë të flasë më parë”.
Kasetat do të dalin në ankand më 28 shtator dhe pritet të shiten për 20 mijë deri në 30 mijë dollarë amerikanë.
John Winston Ono Lennon kishte lindur me 9 tetor të vitit 1940 dhe ishte një këngëtar anglez, kompozitor, muzikant dhe aktivist i paqes, i cili u bë i famshëm në mbarë botën si vokalist, bashkë-kompozitor dhe kitarist ritmi i rok grupit “Beatles” .
Ndërkaq, partneriteti i tij i shkrimit të këngëve me Paul McCartney mbetet më i suksesshmi në histori.
Pas shpërbërjes së Beatles në 1970, Lennon vazhdoi karrierën e tij si një artist solo, ku edhe aty rezultoi si shumë i suksesshëm.
Vdekja e tij ishte ndër më të papriturat në historinë e artistëve të muzikës, pasi që me 8 dhjetor të vitit 1980, ai u qëllua për vdekje plot katër herë nga një fans i fiksuar pas tij, ndërsa Lennon po hynte në rezidencën e tij në New York.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nëna e Beyonce thotë se “Zendaya ia kujton të bijën”
-
Taylor Swift, pos “The Tortured Poets Department”, publikon edhe një album surprizë
-
Quentin Tarantino heq dorë nga “The Movie Critic”, supozohej të ishte filmi i fundit i tij
-
Lana Del Rey kritikon ish-menaxherin e saj të turneut që u dorëhoq “pa arsye” pas 15 vjetësh, një muaj para performancës së saj në “Coachella”
Lajmet kryesore
-
‘Dezinformimi’, Nikolla kërkesë krerëve të Grupeve Parlamentare: Dërgoni emrat e anëtarëve
-
Kryetarja e OSBE takon Metën, flet edhe për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush
-
Çfarë dimë deri tani për sulmin e Izraelit ndaj Iranit
-
Kalaja e Kaçanikut – Përplasja nëpër gjykata e vë në rrezik ekzistencën e një prej objekteve më të rëndësishme të Shekullit 16