Aplikacione

Interneti i Cambodia-s po i përngjan Kinës, i kontrolluar nga shteti


Në Cambodia, mjedisi digjital po bëhet gjithnjë e më shumë kufizues.

Një ligj i ri do t’u lejojë autoritetet të monitorojnë të gjithë trafikun e internetit në vend.

Për kritikët, dekreti e vendos Cambodia-n në një listë në rritje të vendeve që kanë përqafuar modelin autoritar të Kinës të mbikëqyrjes së internetit.

Dhe se kjo qasje do të thellojë përplasjen për të ardhmen e internetit, tregon e përditshmja “The New York Times”.

Atje, Porta Kombëtare e Internetit, e vendosur të fillojë të funksionojë më 16 shkurt, do të dërgojë të gjithë trafikun e internetit përmes një portali të drejtuar nga qeveria.

Ajo është e detyrueshme për të gjithë ofruesit e shërbimeve dhe u jep rregullatorëve shtetërorë mjetet për të “parandaluar dhe shkëputur të gjitha lidhjet e rrjetit që prekin të ardhurat kombëtare, sigurinë, rendin shoqëror, moralin, kulturën, traditat dhe zakonet”.

Tanimë, mbikëqyrja e qeverisë është e lartë. Çdo ministri ka një ekip që monitoron internetin.

Përmbajtja fyese raportohet në një njësi të krimeve në internet në Ministrinë e Brendshme, qendra e aparatit të fuqishëm të sigurisë në vend. Dhe ata që janë përgjegjës mund të akuzohen për nxitje dhe të dërgohen në burg.

Për grupet e të drejtave, ligji i ri do ta bëjë edhe më të lehtë për autoritetet monitorimin dhe ndëshkimin e përmbajtjes në internet dhe se arrestimet e fundit kanë për qëllim të frikësojnë më tej qytetarët.

“Porta Kombëtare e Internetit thjesht po centralizon atë që ka qenë një sistem i decentralizuar i kontrollit mbi internetin e Cambodia-s. Rezultati do të jetë shtypja e asaj pak që ka mbetur nga liria e shprehjes në internet”, ka thënë dekani Sophal Ear.

Mirëpo, autoritetet e kanë mbrojtur dekretin si thelbësor për paqen dhe sigurinë, duke hedhur poshtë akuzat për censurë ose çdo nocion se liria e fjalës është nën kërcënim.

“Ka shtyp të lirë dhe liri në internet”, ka thënë Phay Siphan, zëdhënësi kryesor i qeverisë.

Kryeministri Hun Sen, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1985 dhe ka treguar zell të madh kur dënon publikisht rivalët e tij politikë, duket i etur për të transferuar përçmimin e tij në epokën digjitale.

Në gusht, një ish-profesor i bujqësisë u dënua me 18 muaj burg për shaka në Facebook se u kërkonte pulave të mbanin maska ​​kundër COVID-it.

Ai u akuzua për nxitje dhe shpifje ndaj kryeministrit, si dhe ministrit të bujqësisë.

Nga më shumë se 30 arrestimet e bëra për përmbajtje digjitale që nga viti 2020, më i publikuari përfshin një 16-vjeçar autik, i cili u lirua në nëntor.

Adoleshenti, Kak Sovann Chhay, ishte burgosur për komentet që ai bëri në një grup bisedash në platformën Telegram.

Babai i tij, një anëtar i lartë i Partisë së Shpëtimit Kombëtar, e cila është shpallur jashtëligjshme, ishte në burg në të njëjtën kohë.

Ai ishte burgosur në vitin 2020 për kritikimin e Hun Sen në Facebook, ku kryeministri ka më shumë se 13 milionë ndjekës.

San Mala, një zyrtar i lartë në Rrjetin e Rinisë Kamboxhiane, ka thënë se aktivistët dhe grupet e të drejtave tashmë po përdornin gjuhë të koduar për të komunikuar nëpër platformat e mesazheve në internet.

“Jemi të shqetësuar për këtë ligj për portën e internetit sepse kemi frikë se puna jonë do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes ose bisedat tona do të përgjohen ose ata do të mund të marrin pjesë në takimet online me ne pa ftesë ose leje”, ka thënë Mala.

Kurse Sopheap Chak, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kamboxhiane për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se koha e ligjit të ri ishte shqetësuese, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme.

“Ekziston një rrezik real që Porta Kombëtare e Internetit të përdoret për të bllokuar dhe censuruar opinionet kundërshtuese në internet”, ka dalluar ajo.

Dhe se “kjo do të pengojë aftësinë e qytetarëve kamboxhianë për të marrë një vendim të informuar se cili kandidat ata mendojnë se është më i përshtatshmi për të udhëhequr vendin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore