Sport

Inter, trofeu i Serisë A rrit ndjeshëm të ardhurat


Inter-i ka fituar matematikisht Serinë A për sezonin 2020/’21, pas gati 11 sezonesh pritjeje. Zikaltrit kanë arritur të marrin trofeun e 19-të në Serinë A, një trofë që pritet të ndikojë shumë edhe në rritjen e të ardhurave nga sponsorët dhe të drejtat televizive.

Calcio e Finanza raporton mbi përfitimet ekonomike që pritet të ketë Inter-i pas fitimit të kampionatit. Vetëm nga fitimi i trofeut, zikaltrit do të marrin 23 milionë euro. Kësaj shifre do t’i shtohen 10 milionë euro nga marketingu dhe 30 milionë euro të tjera nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Sponsorët kryesorë të Inter-it, Nike dhe Pirelli do të paguajnë bonusin për kampionatin dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, që praktikisht 12.8 milionë euro është baza dhe 13 milionë euro do të jetë bonusi.

Sponsori tjetër, Credit Agricole, do të paguajë edhe 400 mijë euro të tjera, përveç 1.7 milionë eurove që paguan si normë fikse. Manpower do të paguajë 100 mijë euro, përveç shifrës prej 950 mijë euro që e ka fikse.

Ndërsa, vetë klubi do duhet të paguajë bonuse për lojtarët që kapin shifrën e 21 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore