Sport

Inter, sigurt drejt titullit


Zikaltërit e Conte-s shënuan një fitore shumë të vuajtur por shumë të rëndësishme përballë Cagliar-it në “Guizeppe Meazza”.

Inter-i ishin shumë të pafat para portës, ku shënuan vetëm një herë në plot tetë tentime në drejtim të portës.

Ky Inter vuan, por arrin të fitoj, disi.

Kjo është fitorja e 11-të radhazi për zikaltërit, që për herë të fundit pikë lëshuan me 23 janar, në barazimin 0-0 përballë Udinese-s.

Vetëm një gol diferencë, për të gjashtën ndeshje me radhë.

Protagonist sot ishte Matteo Darmian.

Mbrojtësi italian për mrekulli shfrytëzoi pasimin e marokienit Achraf Hakimi, duke shënuar golin vendimtar për tre pikë.

Me këtë fitore, Inter-i ngjitet në kuotën e 74 pikëve, 11 më shumë se vendi i dytë.

Me 24 pikë të mbetura në lojë, zikaltërve i duhen edhe 14 pikë për tu shpallur kampion për herë të parë pas 11 viteve shterpësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore