Futboll

Inter në borxh për Lukaku-n, United kërkon Lautaro-n ose Skriniar-in


“Nuk mund ta paguani Lukaku-n? Na jepni Lautaro-n ose Skriniar-in dhe rregullojmë gjithçka”. Kjo është përmbledhtazi çfarë është biseduar ditët e fundit midis Manchester United dhe Inter.

Është kjo një kërkesë apo një provokim? Përgjigjja është e pamundur për momentin, por deri në fund të marsit do të arrijë në mënyrë të pashmangshme. Me shumë gjasë kjo duhet të ketë lidhje me një vonesë pagese parashikuar në kontratën e shitjes së Lukakut, ku përfshihej një klauzolë, sipas së cilës, nëse një nga afatet e ndryshme të pagesave të përcaktuara në detaje nuk respektohet, klubi nerazzurri [ziblu] do të bëhet menjëherë debitor të United për të gjithë sasinë e mbetur.

Duket se një afat është anashkaluar. Jo një këst, por një bonus. Inter, ndoshta për shkak të problemeve të njohura të likuiditetit nuk do ta ketë bërë pagesën në kohën e duhur, çfarë dhe ka  shkaktuar klauzolën penalizuese. Si rezultat, ndaj djajve të kuq (Manchester United) është krijuar një borxh prej rreth 50 milionë eurosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore