Sport

Inter Miami dëshiron nënshkrimin me Marcelo-n


Skuadra e David Bechkam-it, Inter Miami dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e majtë të Real Madrid-it, Marcelo-n. Braziliani pritet të largohet në verë nga kryeqyteti spanjoll dhe ka disa oferta në Europë nga disa klube, mes tyre Monaco.

Për disa muaj me radhë po përflitet se Marcelo do të largohet në merkaton e verës edhe pse ai ka kontratë deri në 2022.

Sipas gazetës madrilene AS, Beckham-i është personi që ka vendosur Marcelo-n në listën e transferimeve të klubit të tij.

Sezonet e fundit braziliani e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm që ka pasur në Madrid. 33-vjeçari është aktivizuar vetëm 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet për sezonin aktual, nga ku ka dhuruar katër asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore