Sport

Inter-in dhe Lautaro Martinez-in i ndajnë një milion euro


Inter-i pasi shiti gjatë kësaj merkato sulmuesin, Romelu Lukaku, nuk dëshiron të privohet edhe nga shërbimet e sulmuesit tjetër kryesor, Lautaro Martinez-it.

Zikaltrit i kanë ofruar argjentinasit rinovimin e kontratës që i përfundon në vitin 2023. Sipas gazetës së përditshme italiane “Corriere dello Sport”, Lautaro i ka kërkuar Inter-it për të rinovuar një page prej 7 milionë eurosh në sezon.

Në krahun tjetër, Inter-i është ndalur deri në 6 milionë euro, por pritet që gjithçka të mbyllet së shpejti.

Një tjetër problematik e hasur është edhe kohëzgjatja e kontratës, nëse ajo do të jetë deri në vitin 2025 apo 2026.

Lautaro është pjesë e Inter-it që nga viti 2018, kur u ble për 25 milionë euro nga Racing Club në Argjentinë. Në 132 ndeshje me zikaltrit, ai ka shënuar 49 gola dhe ka dhuruar 20 asiste.

Nëse nuk rinovon, atëherë ai mund të largohet nga “Giuseppe Meazza”, pasi ofertat nuk mungojnë. Arsenal-i dhe Tottenham-i janë gati të ofrojnë më shumë se 70 milionë euro për 23-vjeçarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore