Sport

Inter-i vendos çmimin e Dumfries pas interesimit të Chelsea-t


Chelsea dëshiron ta transferojë futbollistin e Inter-it, Denzel Dumfries, megjithatë oferta prej 25 milionë euro plus bonuse u refuzua menjëherë nga klubi italian.

Nënkampionët e Italisë kanë nevojë për balancë pagesash, andaj nuk e përjashtojnë shitjen e holandezit, por kërkojnë të paktën 50 milionë euro për të.

Ata e blenë për 14 milionë euro në vitin e kaluar nga PSV Eindhoven, porqë në sezonin e parë me fanellën zikaltër, Dumfries pati paraqitje shumë të mira, kështu që Inter-i nuk dëshiron ta lirojë atë pa katërfishin e shumës që e kanë blerë.

Ai kontribuoi me pesë gola dhe po aq asistime asistime në 33 paraqitje në Serie A dhe është një lojtar i rregullt në skuadrën e Holandës me pesë gola në 35 paraqitje.

Shumë sugjerojnë se çmimi minimal për të shitur Dumfries është 40 milionë euro, por “La Gazzetta dello Sport” argumenton se trajneri Simone Inzaghi nuk do të konsiderojë një shitje për nën 50 milionë euro, veçanërisht me kaq pak kohë për të gjetur një zëvendësues përpara fillimit të kampionatit me 13 gusht.

Për sa i përket pagës së propozuar për lojtarin, Chelsea bëri një ofertë verbale për një kontratë pesë-vjeçare me 4 milionë euro në sezon plus bonuse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore