Sport

Inter-i synon transferimin e sulmuesit që po shkëlqen në Turqi


Haji Wright është sulmuesi 25-vjeçar amerikan që po bënë paraqitje shumë të mira me skuadrën turke, Antalyaspor.

Paraqitjet e tij kanë bërë që disa klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, teksa këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar dy asistime në 20 ndeshje në Superligën e Turqisë dhe në kupë.

Së fundmi ka dalë në skenë skuadra e Inter-it të cilët kërkojnë ta transferojnë sulmuesin amerikan.

Karriera e Haji Wright e ka çuar atë në të gjithë globin dhe një lëvizje në Itali mund të jetë në horizont, ndërsa Interi eksploron një lëvizje për sulmuesin amerikan.

“TuttoMercato” detajon se si Interi hapi së fundmi bisedimet për Wright, i interesuar për të sjellë amerikanin në verë për të forcuar sulmin e tyre.

Një numër i klubeve të tjera në të gjithë Evropën po e ndjekin nga afër 25-vjeçarin, duke përfshirë skuadrat e tjera të Serie A që janë konkurrencë e zikaltërve.

Interi do ta kthejë Romelu Lukaku-n në Chelsea në verë dhe Joaquin Correa gjithashtu mund të shitet, duke i shtyrë ata të gjejnë zëvendësues.

Dhe, ky mund të jetë Wright, që është produkt i akademisë së skuadrës amerikane, LA Galaxy para se të bashkohej me NY Cosmos.

Pas kësaj, ai kaloi kohë në Gjermani me Schalke 04 dhe SV Sandhausen përpara se të kalonte një sezon në Holandë me VVV-Venlo.

Më pas u transferua te skuadra daneze, Sonderjyske, para se të gjente sukses në Turqi tek ekipi aktual, Antalyaspor, ku u transferua për 1.88 milion euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore