Përballje

Inter-i siguron kualifikimin e grupeve të CHL, eliminohet Barcelona


Inter-i ka siguruar kualifikimin nga Grupi C në Ligën e Kampionëve, ku me këtë fitore ka eliminuar Barcelonën nga CHL.

Ziekaltrit fituan ndeshjen me rezultat të thellë 4:0, ndaj Viktoria Plzen.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Inter-i, por ata e kishin të vështirë të gjenin golin deri në 10 minutat e fundit të pjesës së parë.

Plzen po mbaheshin mirë, duke i ndalur të gjitha aksionet e Inter-it, dhe duke krijuar raste.

Por, në minutën e 35-të, Henrikh Mkhitaryan i dha epërsinë e shumëkërkuar Inter-it.

Pas vetëm shtatë minutave, Edin Dzeko dyfishoi epërsinë për ziekaltrit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të, Edin Dzeko shënoi përsëri duke trefishuar epërsinë e Inter.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Romelu Lukaku, i cili u inkuadrua në minutën e 83-të, dhe shënoi në minutën e 87-të.

Në anën tjetër, ndeshja mes Club Brugge-s dhe Porto-s, përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, me rezultat 0:4.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore