Sport

Inter-i shet sulmuesin e tyre për 20 milionë euro


Sulmuesi i Inter-it, Andrea Pinamonti, do të transferohet te skuadra e Sassuolo-s gjatë kësaj vere.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Sassuolo do të paguajë rreth 20 milionë euro (përfshirë edhe bonuset) për transferimin e sulmuesit italian.

Pinamonti pritet që gjatë ditës së enjte t’i nënshtrohet testeve mjekësore, më pas do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me klubin italian.

Pinamonti në sezonin e fundit luajti i huazuar te Empoli, i cili shënoi 13 gola dhe dhuroi dy asistime në 36 ndeshje në Serie A.

Interesim të madh për të kishte shprehur edhe Atalanta, por Inter-i në fund arriti marrëveshje me Sassuolo-n për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar.

Ai do të jetë zëvendësues i Gianluca Scamacca-s, i cili u transferua gjatë kësaj vere te West Ham-i për shumën e 36 milionë eurove.

Gjithashtu nga Sassuolo gjatë kësaj vere pritet të largohet edhe Giacomo Raspadori, që thuhet se është afër transferimit te Napoli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore