Sport

Inter-i nënshkruan me transferimin e pestë të kësaj vere


Klubi i Inter-it, para pak minutash ka nënshkruar me afrimin më të fundit të këtij afati kalimtar veror, Raoul Bellanova-n.

Bellanova erdhi në huazim nga Cagliar-i për të cilin Inter-i do të paguajë 3 milionë euro, ndërsa marrëveshja është që nëse 22-vjeçari bind me paraqitjet e tij, atëherë automatikisht do të rinovohet kontrata e tij për pesë vite, ku zikaltrit do të paguajnë edhe 7 milionë euro të tjera.

Ndërsa futbollisti anësor do të përfitojë një pagë prej rreth 1 milion euro në sezon.

Kujtojmë që Bellanova pati paraqitje të mira me fanellën e Cagliar-it, sidomos në sezonin e fundit.

Ndërkaq, ai ka luajtur me të gjithë grup-moshat me kombëtaren italiane, nga U15 deri në U21.

Ndërkohë, ky ishte afrimi i pestë për nënkampionët e Italisë, pasi më herët janë prezantuar me fanellën zikaltër edhe Romelu Lukaku, Kristjan Asllani, Henrikh Mkhitaryan dhe Andre Onana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore