Sport

Inter-i mahnit me dizajnin e fanellës së re


Skuadra e Inter-it ka zyrtarizuar fanellën e re zikaltër me të cilën do të luajë ndeshjet në shtëpi për sezonin e ardhshëm 2021-2022. Fanella është e krijuar nga kompania “Nike” dhe e veçanta e saj është dizajni me lëkurën e gjarprit.

Inter-i ka ndryshuar vijat klasike, por jo ngjyrën. Një identitet i ri vizual është krijuar nga Inter-i dhe “Nike”.

Fanella është ndërtuar nga 95% materiale të ricikluara plastike dhe përmban një dizajnë të lekurës së gjarprit, i cili është simbol historik i klubit dhe i qytetit të Milanos.

Në pjesën e pasme të saj është vendosur sponsori i klubit “Lenovo”, që ka që nga viti 2019 që është sponsor i klubit italian.

Fanella e re do të jetë në dispozicion të tifozëve në dyqanet zyrtare të Inter-it dhe “Nike”, duke filluar nga data 15 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore