Sport

Inter-i kërkon sulmuesin e Sassuolo-s


Skuadra e Inter-it është duke punuar për ta forcuar fazën e sulmit dhe i fundit që ka hyrë në dëshirat e zikaltërve, është futbollisti i Sassuolo-s, Gianluca Scamacca.

Sipas asaj që raporton ‘Gazzetta dello Sport’, drejtori teknik i Inter-it, Beppe Marotta dhe ai i Sassuolo-s, Giovanni Carnevali, kanë pasur një takim për të diskutuar për transferimin e sulmuesit italian.

Kampionët në fuqi të Italisë, e dëshirojnë transferimin e Scamacca-s gjatë afatit kalimtar veror, për të cilin janë duke përgatitur një ofertë joshëse në drejtim të Sassuolo-s.

Scamacca ka kontratë valide me Sassuolo-n deri në verën e vitit 2025, andaj sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, drejtuesit e klubit kërkojnë të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin në fjalë.

Kujtojmë që futbollisti 23 vjeçar është produkt i akademisë së Sassuolo-s, i cili pati disa huazime në klube të ndryshme italiane.

Ai u bë pjesë e ekipit A të Sassuolo-s në verën e kaluar, i cili në këtë sezon po mahnitë me paraqitjet e tij, duke shënuar nëntë gola në 23 paraqitje në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore