Sport

Inter harron ‘shijen’ e fitores


Inter ka humbur përballë Fiorentina-s 1-0 në takimin e javës së 28 të zhvilluar në “Giuseppe Meazza” pasditen e kësaj të shtune.

Humbja është e treta radhazi në Serie A për zikaltrit e drejtuar nga Simone Inzaghi. Dhe, gjithashtu është e katërta në pesë takimet e fundit në kampionat, ku numërojnë edhe një fitore përballë Spezia-s.

Edhe pse ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, ekipi nga Firence arriti të merrte tri pikët në Milano.

Goli i vetëm i takimit erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 53, ish-lojtari i Milan-it, Giacomo Bonaventura realizoi për t’i dhënë avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij.

Me rezultatin e arritur, Inter qëndron në vendin e tretë në Serie A me 50 pikë. Por, është një vend të cilin mund ta humbas nëse Milan fiton ndeshjen e javës së 28.

Në krahun tjetër, Fiorentina ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe në vendin e tetë.

Renditja e Serie A:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore