Përballje

Inter – Atalanta, spektakël në “Giuzeppe Meazza”


Java e 26-të në Serie A, do të mbyllet me super ndeshjen në mes të Inteit dhe Atalantës.

Interi kërkon që të fitojë me çdo kusht për të rikthyer diferencën prej gjashtë pikësh me Milanin, që është ndjekësi më i afërt, por edhe për të mbajtur sa më larg Juventusin, që fitoi bindshëm dhe me përmbysje ndaj Lazios.

“Zikaltërit” po kalojnë momente fantastike në Serie A, të cilët vijnë në këtë ndeshje pas gjashtë fitoreve radhazi.

Por fitimi i tre pikëve ndaj Atalantës do të jetë një mision i vështirë për skuadrën e Contes, pasi përballë ka një ndër skuadrat më të forta momentalisht në Serie A.

Antonio Conte, është i fokusuar krejtësisht në kampionat, pasi skuadra e tij tani më nuk bënë pjesë as në Evropë e as në Kupën e Italisë.

Në anën tjetër mysafirët nga Bergamo, Atalanta po kalojnë formë vërtetë të mirë, ku në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, fituan pesë herë në Serie A, dhe humbën vetëm ndeshjen e parë të 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Skuadra e Gasperinit aktualisht mban vendin pestë në renditje, ku në rast të fitimit të tre pikëve, do të ngjitej në vendin e tretë, duke u barazuar me Juventusin.

Për lojtarët e Atalantës sfida me Interin përfaqëson një fazë të rëndësishme për të kuptuar se cilat mund të jenë ambiciet e tyre reale në Serinë A.

Ndeshja e parë e këtij sezoni në mes tyre është mbyllur me barazim 1:1, ndërsa në total dy skuadrat janë përballur 125 herë mes veti në të gjitha garat, prej të cilave Inter kryeson me 67 fitore, kundrejt 25 të Atalantës, ndërsa 33 takime kanë përfunduar në barazim.

Trajneri i Interit Antonio Conte nuk do të ketë asnjë mungesë në formacionin e tij, për deri sa homologu i tij Gasperini nuk do të mund të llogarisë vetëm në Hateboer dhe Lammers.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2):

Atalanta (3-4-3):

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore