Lajme

Inteligjenca ukrainase zbulon pilotët që po përgatiten të bombardojnë Ukrainën


Inteligjenca ukrainase ka publikuar një listë të pilotëve rusë që planifikojnë të nisin sulme me raketa dhe bomba në qytetet ukrainase nga territori i Bjellorusisë.

Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga shërbimi për shtyp i Drejtorisë kryesore ukrainase të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes (GRU).

“Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre! Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një listë të personelit fluturues të aviacionit strategjik të Forcave Ajrore të Rusisë, i cili është planifikuar të transferohet në fushat ajrore të Republikës së Bjellorusia të kryejë sulme me raketa dhe bomba në qytetet e Ukrainës”, tha shërbimi i inteligjencës.

Më herët, u raportua se pushtuesit rusë po bombardonin qytetet ukrainase nga ajri me bomba të padrejtuara në rënie të lirë.

Më 5 mars, një avion armik Su-34 u rrëzua mbi territorin e Ukrainës, i cili po bombardonte zonat e banuara të qytetit të Chernihiv-it.

Ekuipazhi arriti të tërhiqej, ndërsa piloti i avionit armik u kap rob.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore