Pajisje

Intel-i me dy fabrika për çipat


Intel-i ka njoftuar se do të shpenzojë 20 miliardë dollarë për të ndërtuar dy fabrika të reja në Arizona për prodhimin e gjysmëpërçuesve.

E përditshmja, Financial Times, tregon se linja e gjysmëpërçuesve përbën sektorin kryesor të një strategjie ambicioze të kthimit që përfshin dhënien jashtë kur është e nevojshme dhe nisjen e një shërbimi të ri për të bërë gjysmëpërçues kompjuterësh kompanive të tjera.

Angazhimin e Intel-it për të ndërtuar shumicën e çipave e demonstron edhe strategjia shumëvjeçare e ndjekure nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Pat Gelsinger.

Kjo ka bërë që t’i jepet fund çdo diskutimi që kompania duhet të tërhiqet nga prodhimi para se të mbetet prapa konkurrentëve të saj aziatikë, siç është Samsung-u dhe Taiwan Semiconductor Manufacturing Company.

Në vazhdën e përpjekjeve, kompania po edhe shërbimet Intel Foundry për prodhimin e gjysmëpërçuesve për kompani të tjera.

Pas lëvizjes, aksionet e kompanisë u rritën me 7% duke siguruar mbështetjen e investitorëve për një strategji të gjerë që premton të rigjallërojë prodhimin e çipave në perëndim teksa kriza e çipave ka mbërthyer industrinë e automjeteve në të gjithë botën.

Gelsinger është shprehur se kriza përbën sfidën kryesore për qasjen në kapacitetin prodhues dhe se Intel-i është në një “pozicion unik” për të përmbushur kërkesën në rritje të gjysmëpërçuesve në treg.

Për sa i përket dy fabrikave të reja në Arizona, pritet që ato të fillojnë prodhimin në vitin 2024 ndërkohë, ndërtimi i tyre do të nisë këtë vit duke krijuar 3 mijë vende të reja pune në ndërtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore