Pajisje

Intel-i kërkon subvencione për fabrikën evropiane të çipave


Për ndërtimin e një fabrike gjysmëpërçuesish në Evropë, shefit ekzekutiv të Intel-it i duhen tetë miliardë euro në subvencione publike.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kjo vjen pasi rajoni kërkon të zvogëlojë varësinë e tij nga importet teksa gjendet në një mungesë furnizimesh.

Nga ana tjetër, kjo përbën daljen e parë publike të Pat Gelsinger-it që të japë një shifër se sa ndihmë shtetërore do të dëshironte teksa ndjek përpjekjet shumë miliardë dollarëshe për të marrë rivalët aziatikë në kontraktim.

“Ajo që po kërkojmë nga të dyja qeveritë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës është që ta bëjmë atë konkurruese këtu krahasuar me Azinë”, është shprehur Gelsinger.

Mirëpo, pas deklaratës së tij, kompania u distancua duke thënë se ai nuk kishte dhënë një shifër specifike prej tetë miliardë eurosh. Por, ishte e qartë se Gelsinger-i shprehu nevojën që udhëheqësit e Bashkimit Evropian të investonin për të siguruar një industri të gjallë të gjysmëpërçuesve.

Kur mori drejtimin, Gelsinger u takua në Bruksel me komisionerin evropian, Thierry Breton, i cili u pasua me fillimin e një plani për Intel-in mbi investimin e 20 miliardë dollarëve në prodhimin e çipave në SHBA.

Ndër të tjera, ai po kërkon një vendndodhje për një fabrikë në Evropë çka do të mbështesë qëllimin e Breton-it për të dyfishuar prodhimin e çipave në rajon me 20 për qind gjatë dekadës së ardhshme.

“Për të përmbushur kërkesën aktuale dhe të ardhshme të industrisë së gjysmëpërçuesve, Evropa do të rrisë në mënyrë drastike kapacitetin prodhues, si veçmas edhe përmes partneriteteve të zgjedhura për të siguruar mbarëvajtjen e furnizimit”, ka thënë Breton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore