Shqipëria

INSTAT: Transporti në krizë


Viti pandemik 2020, ka parë rritjen të indeksit të çmimit të perimeve. Transporti ndërkohë, për shkak të situatës, është në rënie të lirë, me një ulje prej pesë pikësh.

Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT), ka publikuar raportin vjetër për çmimet e indeksit. Ky i fundit, është matësi i performancës së një shërbimi apo produkti.

Në raport, bie në sy rritja e madhe e indeksit të frutave, të cilat kanë pasur kapërcimin më të madh gjatë 2020-ës. Performancë të lartë kanë pasur edhe vajrat dhe yndyrnat. Në tërësi, të gjitha produktet ushqimore kanë shënuar rritje të performancës.

Sektori i veshjeve, mobilimit apo lëndëve djegëse dhe energjisë, kanë qenë të qëndrueshëm. Vetëm luhatje të vogla janë shënjuar në këto sektorë.

Një rënie shumë të madhe ndërkohë, ka pësuar transporti. Në pjesën tërësore, kemi një rënie me 4.9 pikë. pjesa e shërbimit ndaj mjeteve të transportit nga ana tjetër, pëson një rënie me 7.5 pikë: më të madhen nga gjithë shërbimet.

Indeksi më i lartë për 2020-ën

Përsa i përket performancës në tërësi, zarzavatet janë ato që shënojnë çmimin më të lartë. Menjëherë pas, janë frutat. Ky është edhe tregues i një rritje të kultivimit të fruta-perimeve në tërësi në vendin tonë.

Ushqimoret dhe buka me drithërat janë në kuota të qëndrueshme, pa pasur luhatje gjatë vitit të pandemisë. Surprizojnë medikamentet, të cilat kanë një rënie të lehtë. Kjo nuk përputhet me kërkesën e lartë për këtë sektor, gjatë pandemisë.

Indeksin më të ulët në tërësi e kanë sërish shërbimet ndaj mjeteve personale të transportit. Pajisjet audio-vizuale, janë gjithashtu shumë ulët në renditje.

Rënia në pikëzim këtë vit, ka ndikuar shumë negativisht tek transporti. Në gjithë kategoritë, transporti ka performancën më të dobët tërësore gjatë 2020-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore