Shqipëria

Instat publikon statistikat e mbrojtjes sociale


Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar statistikat e mbrojtjes sociale për vitet 2018-2019. Statistikat e publikuara pasqyrojnë të në nivel qarku lidhur me përfituesit nga skema e pensioneve, ndihmës ekonomike, pagesës për aftësinë e kufizuar, si dhe të dhëna për përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror në institucione.

Pensionet urbane dhe rurale përbëjnë kategorinë me numrin më të madh të përfituesve. Shpenzimet më të mëdha financiare në vend shkojnë për sistemin e mbrojtjes sociale.

Gjatë vitit 2019,  81% të pensioneve në të gjithë vendin e zënë pensionet e pleqërisë. 11% e zënë pensionet e invaliditetit dhe 8% pensionet familjare.

Në vitin 2019, numri mesatar i familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike në shkallë vendi është 60 mijë e 496.

Qarku i Elbasanit zë përqindjen më të madhe për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike në shkallë vendi. Në këtë qark 27.5% e familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike.  Qarku i Gjirokastrës ka numrin më të vogël të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, përkatësisht me 1.4%.

Në vitin 2019, për 10.000 banorë, rreth 6,2 persona në nevojë janë trajtuar me ndihmë ekonomike.

Kategoria e jetimëve zë përqindjen më të madhe të individëve në nevojë, përftues të ndihmës ekonomike që nuk ndodhen në institucione. Kjo kategori zë 36%.

Përfitues të pagesës për shkak të aftësive të kufizuara gjatë vitit 2019 janë mesatarisht 249 persona për 10 mijë banorë në shkallë vendi. Kategoria e paaftësisë mendore dhe fizike zë mesatarisht 73,2%. Të verbrit 17,5% ndërsa paraplegjikët ose tetraplegjikët zënë 9,4% të përfituesve.

Për vitin 2019 numri i përfituesve në kujdesin social është rreth 12 mijë e 699 persona. 1 mijë e 643 persona  ndodhen në qendra sociale. 11 mijë e 56 persona përfitojnë shërbime në qendrat  kujdesit shëndetësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore