Shqipëria

INSTAT publikon lëvizjet e shtetasve në Shqipëri për muajin janar 2021


Instituti i Statistikave ka publikuar raportin e përmuajshëm të hyrjeve në Shqipëri për shtetasit shqiptarë dhe të huaj. Shifrat i përkasin muajit janar 2021 dhe raporti është krahasimor me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Hyrjet për muajin janar 2021 janë 405.799. Kjo shifër përbën reduktim me 41,5% krahasuar me janarin e vitit 2020.

Nga këto hyrje, 185.329 janë shtetas të huaj, duke shënuar kështu një rënie prej 25,7% nga viti i shkuar.

Udhëtarët me origjinë Greqinë kanë pësuar rënie me 87%, nga Spanja 73% dhe Anglia me 72,1%, e me më pak shtetet e tjera.

Në krahun tjetër është me rritje 47,2% Zvicra dhe 13% Kosova.

Pjesa dërrmuese e udhëtimeve në Shqipëri, më shumë se 96%, kanë patur qëllime personale. Ndërkohë për qëllime biznesi dhe profesionale janë vetëm 6.209 shtetas.

Reduktim të ndjeshëm të numrave ka edhe në dalje. 450.581 shtetas janë larguar nga vendi, një rënie me 46.5% nga janari i vitit 2020.

Kjo e dhënë e daljeve ndahet mes shtetasve shqiptarë me 271.684 dhe atyre të huaj me pjesën tjetër prej 178.897.

Respektivisht, të dhënat janë me zbritje prej 48,8% dhe 42,6%.

Në fund, Instituti i Statistikave ofron edhe të dhëna tabelare për mjetet e transportit që kanë shfrytëzuar shtetasit në hyrje e në dalje. Bie në sy që në të dy rastet, transporti i preferuar për udhëtime është ai tokësor.

 

Burimi: INSTAT

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore