Ekonomi

INSTAT: Publikohet raporti i statistikave të transportit


Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar raportin e statistikave të transportit për vitin 2020. Në raport reflektohen statistikat për transportin e mallrave, transportin e pasagjerëve dhe eksport-importet e mallrave.

Transporti i mallrave në rrugë tokësore, detare dhe ajrore

Në vitin 2020, volumi i mallrave të ngarkuara dhe të shkarkuara në porte është 4 mijë e 277 ton. Ky volum është ulur me 4% në krahasim me vitin 2019. Volumi i mallrave të transportuar nëpërmjet transportit hekurudhor është ulur gjatë vitit 2020. Në krahasim me vitin 2019 ky volum është ulur më 39.4%. Volumi i mallrave të transportuar me ajër është ka shënuar një rënie prej 24.3 %.  Ndërkohë, që volumi i mallrave të ngarkuara dhe të shkarkuara në port është ulur me 2.6 % në krahasim me vitin 2019.   Gjithashtu volumi i mallrave të transportuar nëpërmjet ajrit ka shënuar një rënie, prej 27.2% në krahasim me dhjetorin  e 2019-ës.

Transporti i pasagjerëve

Pandemia dhe kufizimet kundër COVID-19  kanë  ndikuar dhe në uljen e numrit të fluturimeve të kryera.  Në krahasim me vitin e kaluar fluturimet e kryera kanë rënë me 54.8%  Po ashtu numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me linja ajrore ka rënë 60.7% krahasuar me 2019.  Gjatë 2020-ës transporti ajror i pasagjerëve zë 71.1% të transportit. Me linjë detare gjatë 2020-ës kanë udhëtuar rreth 379 mijë pasagjerë. Gjatë vitit 2020 shtë shënuar një rënie me 60.7%, duke u ulur me 2019.  Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare ka rënë po ashtu me 71.1%.

Eksportet dhe importet e mallrave

Mallrat e importuara në rrugë detare zënë 46.2% ndërkohë që mallrat e transportuar në rrugë tokësore zënë 47.3%. Vetëm 3% e mallrave janë importuar nëpërmjet ajrit. Në krahasim me vitin 2019,  mallrat e tranportuar në rrugë tokësore janë rritur me 1.4%,  në krahasim me 2019. Vlera e mallrave të tregtuar është rreth 84 miliardë lekë. Vetëm 45.2% e mallrave të tregtuar  janë transportuar në mënyrë detare.

Në dhjetor të 2020-ës, mallrat e eksportuara nëprmjet rrugëve detare zënë 55,9 %, në rrugë tokësore  42,5 % dhe në rrugë ajrore 0,5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë gjatë vitit 2020 janë rritur me 16,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Në dhjetor 2020, mallrat e importuara me det zënë 41.2 %, me rrugë 49.8 %. Treguesi i mallrave të transportuar me ajër është vetëm  ajër 3.9 %. Mallrat e importuara me rrugë  tokësore në dhjetor të 2020-ës  janë rritur me 19,3 %, në krahasim me dhjetorin e vitit 2019.

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore