Shqipëria

INSTAT: 20% më pak humbje jete nga aksidentet për 2020-n


Viti 2020-të u mbyll me 20% më pak humbje jete nga aksidentet në raport me një vitin e mëparshëm. Këto janë të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) për aksidentet.

Gjatë karantinës u vu re një rënie e numrit të aksidenteve për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Të njëjtat kufizime të vendosura në muajin dhjetor kanë pasur efekt për këtë çështje.

Në muajin dhjetor të vitit 2020-të numërohen 113-të aksidente rrugore nga 135-së aksidente të ndodhura në muajin dhjetor të vitit 2019-të. Vihet re një ulje me 16.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2020-të, numërohen 1 mijë e 234 aksidente rrugore nga 1 mijë e 498 aksidente të ndodhura në vitin 2019-të”, njofton INSTAT.

Numri i të vdekurve nga aksidentet është 13-të persona më pak nga 24 persona të vdekur në dhjetor 2019-të. Në vitin 2020-të, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 181-të persona. Në 2019-n, në të njëjtën periudhë, numri i të vdekurve ka qenë 227-të persona.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25 deri në 34 vjeç, duke zënë 30.1% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 2.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në vitin 2020-të, aksidentet rrugore, në 14.5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorëve, është ulur 17.9%, krahasuar me vitin e mëparshëm./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore