Stil

Instagrami pushtohet nga moda, Dua Lipa shkëlqen


Shumë nga të famshmit kanë shfaqur tendencat e fundit të modës në instagram. Vëmendje të veçantë mes tyre ka marrë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa.

Lipa shokoi fansat duke postuar një foto, me veshje shumë të rehatshme,  ulur në një divan. Ajo kishte veshur bluze të gjelbër nga Marc Jacobs x Magda Archer, e cila lexonte “Qëndro i lumtur”.

Vëmendje të veçantë mori edhe modelja e njohur Gigi Hadid, e cila tashmë është kunatë me Dua Lipën. Hadid u shfaq me një veshje të bardhë, bluze me mëngë të shkurtra.

Billie Eilish ka tërhequr vëmendjen, duke u veshur komplet me ngjyrën jeshile. Ajo zgjodhi një kapuç të madh nga Bloody Osiris, pantallona me xhepa të mëdhenj në pjesën e përparme, dhe një palë çizme hëne të trasha, me solemnë.

Yjet tërhoqën vëmendjen duke postuar fotot e tyre në mediat sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore