Aplikacione

Instagram, rimarrja e fotove të fshira


Media sociale, Instagram, po prezanton një tipar të ri që do t’ju lejojë përdoruesëve të rimarrin postimet e fshira duke ofruar një mbrojtje kundër hacker-ave që i gjurmojnë ato.

Sipas Mashable, faqe kushtuar të rejave teknologjike, përmbajtja e fshirë kohët e fundit në llogarinë e Instagram-it do të zhvendoset në një dosje të re të quajtur “Recently Deleted”.

Pas zhvendosjes, fotoja mund të rimerret ose të fshihet përgjithmonë nëpërmjet kalimit të testit të verifikimit të identitetit.

Mashable bën me dije se veçoria e re përfshin të gjithë përmbajtjen e Instagram-it duke filluar nga fotot deri te videot në IGTV.

Shumica e tyre do të qëndrojnë në dosjen “Recently Deleted” për 30 ditë para se të kryhet fshirja e tyre në mënyrë automatike përgjithmonë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore