Aplikacione

Instagram-i vjen me Remix-in e videove


Platforma e shpërndarjes së fotove dhe videove në internet, Instagram, ka nisur karakteristikën e re që lejon përdoruesit të krijojnë një tjetër video Reel pranë asaj që është ekzistuese.

Tipari i ri është shumë i ngjashëm me funksionin e popullarizuar Duet në platformën TikTok, i cili lejon përdoruesit të realizojnë duete krahas një videoje ekzistuese në aplikacion.

I quajtur Remix, ky tipar i ri i Instagram-it do t’ju mundësojë përdoruesve që të kenë qasje përmes menusë kryesore duke shtypur tre pikat që gjenden te opsioni Reel.

Krijuesit mund të regjistrojnë një video të re duke bashkangjitur videos ekzistuese dhe pas regjistrimit përdoruesit mund të kontrollojnë vëllimin e videos origjinale, atë të videos së krijuar dhe më tej të regjistrojnë zërin.

Pritet që Remix-i të jetë i disponueshëm automatikisht në opsionin Reel, megjithatë përdoruesit mund ta zgjedhin atë edhe manualisht.

Instagram-i e ka bërë të ditur lajmin e nisjes së tiparit të ri Remix nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore