Teknologji

Informacione shtesë në Google


Motori i kërkimit, Google, përmes një njoftimi në blog ka prezantuar një veçori të re e cila u siguron përdoruesëve më shumë informacion lidhur me faqet e internetit që shfaqen në rezultatet e tyre pas kërkimit.

Sipas Gadgets 360, faqe kushtuar të rejave teknologjike, veçoria e re e Google-it do të mundësohet përmes një ikone e cila ndodhet te menuja pranë rezultateve të kërkimit. Në momentin që ikona klikohet, ajo mund të të ofrojë një informacion për faqen e kërkuar të internetit para se ajo të hapet.

Informacioni që do të serviret do të garantohet kryesisht nga enciklopedia online, Wikipedia. Ndërsa, në rastet kur Wikipedia mund mos ta ketë informacionin e nevojshëm, do të paraqitet cilido informacion tjetër i disponueshëm në Google.

Gadgets 360, shton se aktualisht, karakteristika e re do të prezantohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë në gjuhën angleze në aplikacionin Google në Android, në desktop dhe në faqen e internetit në telefon.

Sipas Google-it, veçoria e re do të ndihmojë përdoruesit të marrin informacion pa qenë nevoja të bëjnë një kërkim shtesë. Nëpërmjet informacionit të dhënë, përdoruesit do të përfitojnë më shumë kontekst, sidomos në rastet kur janë duke kërkuar informacione të rëndësishme.

Gjithashtu, shtesa e re e Google-it do t’ju sigurojë përdoruesëve aftësinë për të qenë më në gjendje të marrin një vendim më të informuar lidhur me faqet që duan të vizitojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore