Kultura

InfoKulla muzeu i Mirditës


Mirdita ofron një peizazh të ashpër plot bukuri, ku lashtësia ka lënë gjurmët e veta. Mes maleve dhe natyrës së egër plot bukuri, ajo bën diferencën.

Prej disa vitesh në këtë zonë është ngritur edhe një qendër informuese, që njëherazi është edhe një muze interesant me emrin InfoKulla. Kjo kullë ka një aset të çmuar në hapësirën e saj.

Humanistja austriake Marianne Graf është marrë me projektin e këtij muzeu, duke u kujdesur personalisht për dizenjimin, konceptimin e ekspozitës dhe instalimet e muzeut.

InfoKulla ndodhet në hyrje të Mirditës, në anë të rrugës së Kombit, ajo është një gershetim i përkryer mes traditës dhe arkitekturës moderne, e cila ju fton të njiheni me një ambient muzeal, si edhe të informoheni mbi mrekullitë e natyrës dhe konservimin trashëgimor të kulturës, historisë dhe traditës së Mirditës dhe të gjithë veriut.

Kjo qendër ka si qëllim zhvillimin e eko-turizimit. Duke tërhequr kështu vizitor përmes natyrës dhe kulturës.

E ndarë në seksione të vogla, shfaqet identiteti historik, kulturor, tradicional, si dhe karakteristikat gjeografike, ekonomike dhe të jetës së zonës.

Në katin e parë do të prezantoheni me mitologjinë e Shqipërisë, rrymat e artit, natyrën, historinë, punën në fermë dhe përsekucionin.

Mitologjia është e pasqyruar me skica të figurave mitologjike dhe një instalacion i “Mujit dhe Halilit”. Më tej janë pasqyruar rrymat e artit në Shqipëri që nga më të hershmet, realizmit socilialist dhe ai i ditëve të sotme.

Dy libra të mëdhenj prej druri të improvizuar në mur paraqesin një rrjedhë të zhvillimit të historisë së Shqipërisë për të ardhur tek ajo e Mirditës.

Gjatë shfletimit të fletëve të librave mëson detaje nga historia e Mirditës.

Në po të njëjtin kat një kënd i veçantë i përket natyrës, ku vizitorët njihen me vlerat e florës së faunës të Mirditës.

Ndër të tjera në këtë kat do të njiheni me proceset e punës në fermë dhe mjetet të cilat janë përdorur si, parmenda dhe mjete të tjera jetese e punë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore