Sport

Infantino, letër Dukës: Keni mbështetjen e futbollit ndërkombëtar


Presidenti i FIFA-s. Gianni Infantino, i ka dërguar një letër ngushëllimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës, me rastin e e shpërthimit që ndodhi në shtëpinë e tij.

Përmes kësaj letre, Infantino është shprehur i shokuar për këtë ngjarje të rëndë, i cili shtoi se Duka do të ketë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këto ditë të vështira për të dhe familjen e tij.

“I dashur President. Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj”, shkruan i pari i FIFA-s.

“Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë. Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë. I juaj sinqerisht, Gianni Infantino”, shkruhet në letrën e Infantiono-s.

Kujtojmë që një shpërthim me tritol kishte ndodhur në shtëpinë e të parit të FSHF-së, Armand Dukës, të hënën e kaluar.

Shpërthimi ndodhi pas disa ditëve me retorika të ashpra ndërmjet tij dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili a ka quajtur Dukën “beu” i futbollit shqiptar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore