Lajme

Industria e turizmit në Evropë ka nevojë për 1.2 milionë punonjës


Evropa ka nevojë urgjente të plotësojë 1.2 milionë vende të lira pune në fushën e udhëtimeve dhe turizmit.

Lajmi u bë i ditur nga Komisioni Evropian i Turizmit.

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit dhe Komisionit Evropian të Turizmit, rimëkëmbja e sektorit të udhëtimit dhe turizmit në Bashkimin Evropian do të jetë në rrezik nëse nuk plotësohen 1.2 milionë vende pune.

Vendet e lira ka të ngjarë të mbeten të paplotësuara gjatë sezonit të ngarkuar të verës.

Agjencitë turistike parashikohet të vuajnë më shumë: mungesa e punonjësve arrin në 30 për qind.

Në biznesin e linjave ajrore dhe hoteliere, një në pesë vende të lira është vakante dhe në këto zona mungojnë rreth 20 për qind e stafit.

Në vitin 2020, kur pandemia ishte në kulmin e saj, u humbën 1.7 milionë vende pune.

Një vit më pas, ndërsa qeveritë filluan të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit, kontributi i drejtpërdrejtë i sektorit në ekonominë e Bashkimit Evropian u rikuperua në 30.4 për qind.

Më pas u rivendosën 571 mijë vende pune.

Këtë vit, Këshilli parashikon se rimëkëmbja e sektorit do të vazhdojë të përshpejtohet dhe pothuajse do të arrijë nivelet para pandemisë.

Një vit më parë, revista “The Economist” nuk parashikoi një rritje të veçantë të turizmit në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore