Bota

India shënon rekord të infektimeve me Covid-19


Në të gjithë botën, më shumë se 3 milionë njerëz kanë vdekur, deri më tani, nga coronavirus-i.

Numri i vdekjeve, siç është përpunuar nga Universiteti Johns Hopkins, është i barabartë me popullsinë e Kievit (Ukrainë), Karakasit (Venezuelë) ose të Lisbonës (Portugali).

Numër më i lartë se popullsia e Çikagos, e cila tejkalon 2.7 milionë banorë, si dhe ekuivalente me atë të Filadelfias dhe Dallas së bashku.

India ka regjistruar rekordin e ri të rasteve, me më shumë se 261 mijë raste në ditë, nga coronavirus-i.

Statistikat nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, treguan se 261 mijë e 500 raste u regjistruan në 24 orët e fundit, gjë që e çoi numrin në 14.7 milionë. Ndërsa u shënuan 1 mijë e 500 vdekje në ditë, duke e çuar numrin e viktimave në 177 mijë e 150.

Ndërsa në New Delhi janë shënuar 24 mijë raste coronavirus në ditë dhe po përballet me një mungesë akute të shtretërve spitalorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore